Orë letrare për nder të 17 shkurtit

“Komuniteti i të mësuarit së bashku” për nder të 17 Shkurtit, pavarësisë së Kosovës ka mbajtur sot orën letrare, të organizuar nga 4 shkolla të komunës së Gjakovës.
Shkollat pjesëmarrëse ishin : Emin Duraku, Zekeria Rexha, Zef Lush Marku dhe Selman Riza.
Duke marrë parasysh faktin se jemi në kohë pandemie u vendos që “Komuniteti i të mësuarit së bashku” të shkrihet në një dhe kjo orë letrare të mbahet online.

Të gjitha këto shkolla kishin aktivitete të veçanta. Nxënësit e shkollës Zekeria Rexha kishin përgatitur 5 vjersha kurse, të tillat, nxënësit e shkollës Emin Duraku i kanë paraqitur në art. Gjithashtu dhe nxënësit e shkollës Zef Lush Marku kanë shkruar për nder të përvjetorit të pavarësisë së Kosovës. Ndërsa shkolla Selman Riza është marrë me anën tekonologjike që të mundësohet kjo orë letrare.

Arjeta Hajdaraga ,përfaqësuese e këtij projekti nga Shkolla Emin Duraku na tregoi më shumë rreth mbajtjes së këtij aktiviteti.

Nxënësit e shkollës fillore Emin Duraku, prezantuan vjershat dhe kuptimin e vizatimit të tyre. Për dy vite radhazi  këto 4 shkolla operojnë së bashku, për arsye se janë emëruar kampion në kuadër të planit të veprimit.

Read Previous

Të hënën e 15 shkurtit s’mbahet mësim në shkollat ku votohet të dielën

Read Next

Klubet e tenisit në Gjakovë, për javën e sportit