Orkestra e Filharmonisë së Kosovës do të sjellë vepra nga kompozitori Philip Glass

Orkestra e Filharmonisë së Kosovës do të mbajë një koncert të veçantë më 5 prill 2025, duke sjellë para publikut veprat e njërës prej figurave më të rëndësishme të muzikës bashkëkohore, kompozitorit Philip Glass.

Koncerti do të mbahet në Atelie-në e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, duke filluar nga ora 19:30.

Nën drejtimin e dirigjentit Gregory Charette, orkestra do të interpretojë Koncertin për Violinë Nr. 2 “American Four Seasons”, me pjesëmarrjen e violinistit të njohur Maximilian Haft.

Më pas, mbrëmja do të vazhdojë me Simfoninë Nr. 1 “Low”, një vepër e frymëzuar nga albumi i vitit 1977 i David Bowie-t, “Low”.

Ky koncert ofron një kombinim unik mes minimalizmit muzikor të Glass-it dhe elementeve të rock-ut, duke sjellë një përvojë të veçantë artistike për publikun në Kosovë. /RTKlive

Read Previous

​A ka shpresë për anëtarësim në Këshill të Evropës këtë vit?

Read Next

Ralf Schumacher: Pa Verstappen, aktualisht Red Bull do të ishte një makinë anonime në Formula 1