Misioni i OSBE-së ka reaguar pas mbylljes së objekteve paralele të Serbisë në Shtërpcë dhe Leposaviq më 23 prill. Sipas tij, mbyllja e tyre ka ndikuar edhe në shërbimet e një qendre për mirëqenie sociale.
OSBE ka thënë se ndërprerja e qasjes në shërbime thelbësore “pa ofruar alternativa të qëndrueshme ndikon në mënyrë disproporcionale tek komunitetet joshumicë dhe rrezikon të përkeqësojë tensionet ekzistuese”.
“Çështje të ndjeshme si këto duhet të trajtohen përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, i cili mbetet rruga më efektive për zgjidhje të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse,” thuhet në reagim./Koha.net