Osmani-Barduani: Stabiliteti në Kosovë, faktor kyç për sigurinë në rajon

Presidentja Vjosa Osmani priti në takim Komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajor Enrico Barduani, ku u vlerësua roli i KFOR-it në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë.

Duke e vlerësuar rolin e KFOR-it në ruajtjen e sigurisë dhe paqes në Kosovë, p]residentja Osmani nënvizoi se stabiliteti në Kosovë është faktor kyç për sigurinë e të gjithë rajonit, ndaj angazhimi i përbashkët me KFOR-in dhe NATO-n mbetet thelbësor. 

“Presidentja Osmani poashtu theksoi se kontinenti ynë po përballet me një situatë të ndërlikuar gjeopolitike, e cila kërkon bashkëpunim të ngushtë dhe koordinim të përhershëm me aleatët tanë. Në takim u diskutua gjithashtu për koordinimin e aktiviteteve në prag të vizitës së paralajmëruar të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e kësaj vizite si dhe rëndësinë e rolit të NATO-s për paqe e siguri në vendin tonë”, thuhet në njoftimin e Presidencës./rtklive

Read Previous

Nesër fillojnë manifestimet e 5, 6 dhe 7 marsit, në nderim të 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Read Next

Përfundon numërimi i votave me postë