Osmani bën thirrje për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bëri thirrje për konstituimin e shpejtë të Kuvendit dhe formimin e Qeverisë brenda afateve kushtetuese. 

Osmani pas konferencës me sekretarin e Jashtëm britanik, David Lammy ju uroj suksese partive politike si dhe Kuvendit duke theksuar se ka kohë të mjaftueshme deri në mbajtjen e seancës konstituive dhe duke shpresuar që ky proces të realizohet sa më mirë.

Osmani theksoi se është e domosdoshme që Kuvendi të konstituohet duke thënë: “Është me rëndësi që sa më parë të kemi konstituimin e Kuvendit dhe formimin e një qeverie, sepse zhvillimet gjeopolitike janë të shpejta dhe globi nuk na pret”.

“Siç e dini, si presidente nuk kam të drejtë vote dhe megjithëse në të kaluarën ka pasur raste kur presidentë janë përfshirë në çështje të koalicioneve, unë i konsideroj ato çështje partiake dhe si të tilla, sipas Kushtetutës, nuk janë përgjegjësi e imja. Jam e bindur se deputetët do të japin maksimumin për të siguruar që seanca të jetë e suksesshme”, ka shtuar Osmani. /Telegrafi/

Read Previous

Forbes publikon listën e miliarderëve nëpër botë

Read Next

Transporti Publik i Cyrihut kërkon personel edhe në gjuhën shqipe