Osmani: Mendimet tona janë me të gjithë të prekurit nga zjarri në Spanjë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është solidarizuar me të prekurit nga zjarri në Valencia të Spanjës.

“Mendimet tona janë me të gjithë të prekurit nga zjarri tragjik në Valencia të Spanjës”, shkroi ajo.

“Shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjet që humbën të dashurit dhe u urojmë shërim të shpejtë të gjithë të prekurve”, shtoi Osmani në X.

Nga zjarri masiv që shpërtheu në dy blloqe të apartamenteve në Valencia të Spanjës. Kanë vdekur së paku 10 persona, dhe janë zhdukur së paku 15 të tjerë. /Klankosova.tv/

Read Previous

Arrestohet një polic i Trafikut në Gjakovë, dyshohet për keqpërdorim detyre e marrje ryshfeti

Read Next

Wisner: Shqipëria, partnere e popullit ukrainas dhe SHBA-ve