Osmani ndan mirënjohje për nxënësit e një shkolle në Texas

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka ndarë mirënjohje nxënësve të shkollës “Imagine International Academy”, të cilët e kanë ndihmuar Kosovën me donacion për eliminimin e minave.

Osmani, takimin me nxënësit dhe mësimdhënësit e “Imagine International Academy”, e bëri gjatë vizitës në Texas, e të cilët ndër vite kanë grumbulluar donacione për eliminimin e minave në Kosovë.

“Ky projekt është realizuar në bashkëpunim me organizatën HALO Trust, duke u fokusuar në heqjen e minave të vjetra tokësore në Kosovë”, shkroi Osmani, transmeton Klankosova.tv

Më tej, bëhet e ditur se e para e vendit i ka falënderuar nxënësit dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle për kontributin, teksa u ka ndarë atyre edhe mirënjohje./Klankosova.tv

Read Previous

​“USA Today”: Shqipëria mes katër destinacioneve evropiane spektakolare për pushime

Read Next

Vizatimet në Sahara zbulojnë se ishte një vend rrënjësisht i ndryshëm 4000 vjet më parë