Osmani nderon shoqatën “Thirrjet e Nënave”

Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani ka dekoruar dje me titullin “Shote Galica”, tetë gra, të cilat kanë dhënë kontribut për qështje të ndryshme. Ndër to është nderuar dhe Shoqata “Thirrjet e Nënave”, nga Gjakova e cila ka bërë punë të palodhshme për zbardhjen e fatit të të pagjeturve. Nesrete Kumnova si përfaqësuese e kësaj organizate thotë se ky çmim ka një vlerë të veçantë emocionale.

Kjo shoqatë ka qenë vazhdimisht aktive përkundër vështirësive që kanë pasur.

Edhe nënat e gratë  këtu vlerësuan lart këtë nderim që u ka bërë Osmani për nder të ditës së gruas.

Kjo shoqatë që shpesh ishte nismëtare e ngjarjeve të mëdha ndër vite, premton të vazhdojë angazhimin , deri në zbardhjen e plotë të fatit të të pagjeturve.

Read Previous

Theret me thikë një person në Prishtinë

Read Next

Atifete Jahjaga viziton Universitetin “Fehmi Agani”