Osmani për vizitë te nëna Ferdonije në 26-vjetorin e rrëmbimit të djemve dhe burrit të saj

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka vizituar sot Ferdonije Qerkezin, në 26-vjetorin e rrëmbimit të dhunshëm nga regjimi gjenocidal serb të bashkëshortit dhe 4 djemve të saj.

Osmani ka thënë se vizitën e ka realizuar në shtëpinë-muze të familjes Çerkezi në Gjakovë.

“Bashkë me Nënën Ferdonije takuam edhe nënat e tjera të Gjakovës të cilat kanë humbur të dashurit e tyre nga krimet makabre të Serbisë. Eshtrat e dy djemve të Nënës Ferdonije janë gjetur, teksa fati i bashkëshortit dhe dy djemve të tjerë vazhdon të mbetet peng. Megjithatë, ajo nuk është dorëzuar. Dhimbjen e ka shndërruar në forcë, stoicizëm dhe në kauzë për drejtësi”, ka shkruar Osmani.

Ajo ka shtuar tutje se “Dhimbja e saj është edhe e jona”.

“Kauza e saj është edhe e jona. Dhimbje e kauzë e gjithë Kosovës”, ka shtuar mes tjerash ajo./Telegrafi/

Read Previous

Qeveria me procedura më të thjeshta për regjistrimin e fëmijëve

Read Next

Sa zgjat rruga drejt konstituimit të Kuvendit?