Osmani: `Pranvera 81` është një pikë kthese në historinë e Kosovës

(FOTO: Telegrafi)

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka kujtuar demonstratat e vitit ’81.  “Pranvera 81` është një pikë kthese në historinë e Kosovës, një përpjekje e guximshme kundër shtypjes dhe një pohim i fuqishëm i të drejtës së popullit të Kosovës për liri dhe Republikë”, tha ajo.

“43 vjet më parë, guximi i studentëve i manifestuar me demonstrata bëri që kauza jonë për Kosovën Republikë të marrë formë dhe vazhdojë tutje deri në përmbushjen e saj, më 17 shkurt të vitit 2008.  “Revolta e bukës”, në mensën e Universitetit të Prishtinës ishte në fakt revoltë kundrejt një regjimi shtypës , e cila shënoi  fillimin e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë”, ka thënë presidentja osmanj, njofton zyra për informim e Presidencës.

Sipas Osmanit, këto demonstrata ndryshuan rrjedhën e historisë me kauzën e qartë për mbrojtje të dinjitetit, identitetit kombëtar dhe të drejtës për shtet.

“Pranvera 81` është një pikë kthese në historinë e Kosovës, një përpjekje e guximshme kundër shtypjes dhe një pohim i fuqishëm i të drejtës së popullit të Kosovës për liri dhe Republikë. Trashëgimia e demonstratave të vitit 1981 është në funksion të  kujtesës së fuqisë transformuese të studentëve për të bërë ndryshime rrënjësore”, ka thënë ajo.

Sipas presidentes Osmani, Guximi, qëndrueshmëria dhe rezistenca e studentëve të atij brezi mbajti në supe luftën për liri dhe sovranitet, duke çuar përfundimisht në realizimin e ëndrrës për Kosovën Republikë, të cilën çdo ditë e më tepër duhet ta ruajmë dhe ta fuqizojmë.

Read Previous

Ukraina me aleatë kritikojnë deklaratat e Papa Françeskut për luftën në Ukrainë

Read Next

Kusari-Lila: Votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare mbetet sfidë