Osmani: Rinia është potenciali më i madh i vendit tonë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Rinisë duke vlerësuar lart të rinjtë e Kosovës.

Ajo ka shpërndarë një video në rrjete sociale ku shkruar se rinia  është  potenciali më i madh i vendit tonë, burim i kreativitetit, energjisë së pashtershme e i dashurisë për vendin.

“Rinia – potenciali më i madh i vendit tonë, burim i kreativitetit, energjisë së pashtershme e i dashurisë për vendin. Nga podiumet olimpike e deri te garat botërorë në shkencë, të rinjtë tanë janë imazhi më briliant i Kosovës. Urime Dita Ndërkombëtare e Rinisë!”, ka shkruar Osmani në Facebook. /RTK/

Read Previous

Jeta në Fshat – Bishtazhin

Read Next

SHBA-ja e mposht përsëri Kinën në tabelën e medaljeve olimpike