Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi të premten se është takuar me homologun e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.
Me të Osmani tha se ka rikonfirmuar raportet e shkëlqyera në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, mbështetjen e ndërsjellë drejt integrimit evropian si dhe qëndrimin tonë të përbashkët në raport me situatën e sigurisë në Evropë.
“Sa më shpejtë që vendet e përkushtuara të Ballkanit Perëndimor të bëhen pjesë e BE-së, aq më shumë do të pengohet ndikimi rus në rajon nëpërmjet satelitëve të saj”, ka shkruar presidentja në Facebook.
“Me presidentin Pendarovski do ta vazhdojmë komunikimin e ngushtë për t’i përafruar edhe më shumë dy vendet tona”, ka shtuar ajo. /Telegrafi/