Osmani takon ambasadorin Nissinen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim Ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, me të cilin ka diskutuar për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Finlandës.

Gjatë takimit, vëmendje e veçantë iu kushtua bashkëpunimit në fusha të rëndësishme si siguria, arsimi dhe zhvillimi ekonomik.

Presidentja Osmani e cilësoi Finlandën si “një partner të rëndësishëm të Kosovës” dhe ritheksoi përkushtimin e vendit tonë për të thelluar bashkëpunimin me shtetin finlandez.

Në këtë kontekst, Osmani riafirmoi se Kosova është e vendosur në rrugëtimin e saj euroatlantik dhe se mbështetja e partnerëve si Finlanda është thelbësore për këtë proces.

Në takim u diskutua edhe për vizitën e paralajmëruar të Presidentes Osmani në Finlandë, e cila pritet të realizohet në fund të këtij muaji.

Vizita, sipas njoftimit nga Presidenca, synon të “kontribuojë në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy shteteve dhe të thellojë bashkëpunimin në fushat e interesit të përbashkët.”/Telegrafi/

Read Previous

Bie tregu global i arit

Read Next

Hyjnë në fuqi tarifat shtesë amerikane prej 104 për qind ndaj Kinës