Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar në New York me Ndihmës-sekretaren amerikane, Dr. Dafna H. Rand.
“Diskutuam për thellimin e bashkëpunimit si dhe iniciativat e shumta, të cilat Presidenca e Republikës është duke i çuar përpara në funksion të forcimit të demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut”, thuhet në komunikatën e Presidencës, njofton Klankosova.tv.
“Në takim, ndër të tjera, ngrita edhe shqetësimin për shkeljen flagrante të të drejtave themelore të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, si dhe spastrimin etnik nga Serbia nëpërmjet masave administrative”./Klankosova.tv