Presidentja Vjosa Osmani i ka uruar të gjithë besimtarëve katolikë dhe ortodoksë, Pashkë të bekuara, paqe në zemër dhe gëzim në familje.
“Kjo festë, e cila këtë vit na bashkon në një datë të vetme, na kujton fuqinë, shpresën dhe besimin e palëkundur për një të ardhme më të mirë”, ka thënë Osmani.
“Qofshin Pashkët një moment reflektimi, afrimi dhe dashurie për të gjithë ne”.