Vjosa Osmani zhvillon bisedë me presidentin e Malit të Zi, e fton ta vizitojë Kosovën

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun malazez, Millo Gjukanoviq.

Përmes një postimi në Twitter, Osmani ka thënë se me Gjukanoviqin janë pajtuar që e ardhmja e Kosovës dhe Malit të Zi të jetë e ankoruar në integrimin Euro-Atlantik, teksa e fton edhe për vizitë.

“Ne ramë dakord që e ardhmja e vendeve tona të jetë e ankoruar në integrimin Euro-Atlantik. Unë e ftova Presidentin Gjukanoviq të vizitojë Kosovën, në mënyrë që të mund të avancojmë më tej marrëdhëniet tona”, ka shkruar ajo.

Për bisedën e zhvilluar, ka shkruar edhe presidenti i Malit të Zi, Millo Gjakoniviq.

“Bisedë telefonike shumë informuese me Presidentin @VjosaOsmaniPRKS, në përgatitjen e Samitit Brdo-Briones. Mali i Zi dhe Kosova ndajnë një dëshirë për marrëdhënie të mira fqinjësore, stabilitetin e rajonit dhe vizionin e përbashkët Evropian, në të mirë të qytetarëve në të dy vendet tona. Me mirënjohjen për ftesën për të vizituar Kosovën, pres me padurim vazhdimin e bisedës sonë në Brdo afër Kranj”, ka shkruar ai në Twittër./Zëri/

Read Previous

Gërxhaliu: Kemi të dhëna për të dëshmuar krimet serbe, por duhet mbështetëje nga Qeveria

Read Next

Alma Lama: Ministria e Puneve te Jashtme duhet të dalë në përkrahje të shtetit të Izraelit