Kryetari i Aleancës Kosova e Re Behgjet Pacolli, do t’ju ndihmojë me mjete financiare për mbrojtjen e Hashim Thaçit dhe të tjerëve që janë duke u përballur me Gjykatën e Hagës.
Pacolli këtë e bëri të ditur në një intervistë për Lajmi.net përcjell Klan Kosova.
“Pa marrë parasysh a janë të gjithë miq te mi a jo, ata janë atje dhe përballen me drejtësinë dhe sigurisht që meritojnë të ndihmohen. Edhe publiku e dinë që kurrë nuk jam tërheq nga këto çështje dhe do të jem prapa fjalëve që kam thënë. Do të ndihmojë dhe besoj që edhe qytetarët e tjerë do të ndihmojë”.
Pacolli tha se beson në pafajësinë e tyre dhe ata do ta fitojnë këtë betejë.
Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës nuk e bëri publike shumën me të cilën planifikon të ndihmojë./KlanKosova.