PAI mobilizon komisionerët dhe vëzhguesit për zgjedhje

Partia e Ashkalive për integrim dega në Gjakovë ka mbajtur takim me komisionerët dhe vëzhguesit e saj për tu organizuar sa më mirë në ditën e zgjedhjeve. Kryetari i kësaj partie tha se ata janë mjaft të mobilizuar.

Kandidatët e pranishëm u shprehën se presin të arrijnë rezultat në zgjedhjet e së dielës.

Ky subjekt përfaqësohet nga katër kandidatë të komunës së Gjakovës. Për zgjedhjet e 14 shkurtit nga Partia e Ashkalive të Integruar janë certifikuar 24 komisionerë dhe 10 vëzhgues.

Read Previous

Aktualitet: Nikollë Perkaj – Kandidat për deputet nga AAK-BKD

Read Next

AAK mban tubim elektoral me banorët e Dushkajës