Një fotografi e bërë pak minuta para fundosjes së jahtit “Bayesian”, e cila do të tregonte se dyert e jahtit ishin të mbyllura.
Pamjet janë marrë rreth një çerek ore para tragjedisë nga pasagjerët e jahtit të ankoruar pranë Bayesian, “Sir Robert Baden Powell”, kapiteni holandez i të cilit, Karsten Borner, mori pjesë në shpëtimin e 15 të mbijetuarve.
Shtatë persona, përfshirë miliarderin e teknologjisë, Mike Lynch, dhe vajzën e tij 18-vjeçare, Hannah, nuk mundën të dilnin dhe vdiqën në bordin e anijes.
Borner siguroi fotografitë pasi nënvizoi për gazetën gjermane “Der Spiegel” se ishte i befasuar dhe i zhgënjyer nga deklaratat e Giovanni Costantino, president i Italian Sea Group, tek i cili kaloi pronësia e Perini Navi, ndërtuesit e Bayesian.
Costantino e kishte përcaktuar Bayesian-in si të pathyeshëm dhe tregoi se shkaqet ndoshta do të gjendeshin në gabimin njerëzor, veçanërisht nga ekuipazhi. /Albanianpost.com