Kryesocialisti Edi Rama edhe këtë të hënë e ka nisur me një mbledhje më të gjithë drejtuesit politik.
Fokusi ishte pikërisht vota e diasporës.
Megjithatë ka pasur edhe një zhvillim të ri me Pandeli Majkon i cili të hënën e shkuar iu hoq drejtimi politik i qarkut Kukës.
Siç raporton TCH, duke iu referuar burimeve nga PS, Pandeli Majko është caktuar të angazhohet në qytetin e Kavajës.
Të njëjtat burime tregojnë se ish-kryeministri socialist do të prezantohet pasditen e sotme në asamblenë e PS Kavajë, një qytet bastion i të djathtës.