Paralajmërimet për bllokim të rrugëve, qytetarëve u kërkohet të mos udhëtojnë përmes Merdares

Policia e Kosovës njofton të gjithë qytetarët të cilët planifikojnë të udhëtojnë përmes Pikë Kalimit Kufitar në Merdarë, se në pjesën e Serbisë, për sot janë paralajmëruar protesta dhe bllokim të rrugëve, prej orës 12:00-15:00.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar i inkurajon qytetarët që të përdorin pikë kalime tjera kufitare për qarkullim.

QKMK kanë publikuar edhe disa numra kontaktues, siç thuhet në njoftim, për informata shtesë.  /KosovaPress/

Read Previous

Biden fiton zgjedhjet paraprake në Karolinën e Jugut

Read Next

Ambasadori amerikan Hovenier takon kryeministrin Kurti