Humbja ndaj Tottenham, Gary Neville paralajmëron shkarkimin e Ten Hag

Ten Hag duket se po e vulos fatin e tij te Manchester United. Një figurë e rëndësishme e “Djajve të Kuq” si Gary Neville, e bën të qartë se largimi i holandezit është vetëm çështje kohe. Në një prononcim për “Sky England”, Neville tha: “Kjo është një humbje shokuese, por gjithashtu një ditë kthjelluese për klubin.”

“Kjo është një ditë e vështirë për Ten Hag. Paraqitja e Manchester United na zhgënjeu thellë. Në fakt, ishte një turp i madh, një nga paraqitjet më të dobëta që kam parë. Nuk kam parë kurrë diçka të tillë, as nën drejtimin e Solskjaer, van Gaal, Mourinho apo Rangnick. Sot u bë e qartë se skuadra ka rënë shumë poshtë,” vazhdoi Neville.

Massimiliano Allegri mund të jetë së shpejti në krye të një klubi të madh europian. Ish-trajneri i Juventusit është në “pole position” për të zëvendësuar Ten Hag te Manchester United. Sipas “Caughtoffside”, fillimi i dobët i sezonit, i përkeqësuar nga disfata 0-3 në shtëpi ndaj Tottenhamit, mund ta shtyjë bordin e klubit që të shkarkojë Ten Hag dhe t’ia besojë pankinën trajnerit italian. /Telesport.al/

Read Previous

Real Madridi lëshon komunikatë ku tregohet lëndimi i Courtois

Read Next

Çfarë është virusi Marburg, sëmundja infektive dhe vdekjeprurëse e ngjashme me Ebolën ?