Vransira e diell kishim në fundjavë, ndërkaq java fillon me më shumë diell, e të martën mundësi për reshje lokale shiu.
Datat:
09.05 – Intervale më të gjata me diell dhe vransira kalimtare.
10.05 – Pjesërisht vranët. Pasdite priten mundësi edhe për reshje lokale shiu me bubullima.
11.05 – Kryesisht me diell dhe ngrohtë.
Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 7 C e 10 C, e maksimalet ndërmjet 22 C e 24 C.
Era frynë e lehtë dhe mesatare nga juglindja 5-11m/s, e nga dita e hënë nga veriu e verilindja.
Shtypja atmosferike mbetet më e lartë mbi vlera normale dhe luhatet në këto vlera të larta.