Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Nesër mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me reshje të dobëta bore në orët e para të ditës.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius.

Dita e enjte parashihet të jetë me kthjellime të pjesshme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri -4 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2 deri 4 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8m/s, ndërsa në pjesën veriperëndimore të Dukagjinit, shpejtësia e erës do të jetë mbi 10m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. / Kosova Press

Read Previous

LVV e quan absurd vendimin e PZAP-së, thotë se Kurti dhe të tjerët do të jenë pjesë e listës

Read Next

Në Itali, 541 viktima të reja nga COVID-19