Sot në vendin tonë parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.
Gjatë ditës priten reshje lokale shiu, kryesisht në orët e pasdites dhe mbrëmjes, të cilat në momente të caktuara pritet të jenë në formë rrebeshi. Në zonat malore parashikohen reshje të reja bore.
Po ashtu, në orët e mbrëmjes pritet të depërtojnë masa të ftohta ajrore nga veriu i kontinentit, ku nuk përjashtohet mundësia për ndonjë fjollë bore edhe në zona më të ulëta.
Sipas meteo Kosova, në rrafshin e Kosovës priten erëra nga veriperëndimi, të cilat herë pas here pritet të jenë mjaft të fuqishme, me shpejtësi prej 20 deri në 60 km/h. Ndërkohë, në Rrafshin e Dukagjinit do të fryjnë erëra më të lehta, kryesisht nga perëndimi dhe jugperëndimi.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga -2 deri në 1°C, ndërsa ato maksimale nga 10 deri në 14°C./kp/