Parashikimi i motit për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot kryesisht me diell.

Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-30 gradë Celsius.

“Indeksi UV vazhdon t’i mbajë vlerat e larta. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftim.

/KosovaPress/

Read Previous

Aksident në Gjakovë, vdes një person, lëndohen pesë të tjerë

Read Next

​Të hënën nis punimet Seminari për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare