Parashikimi i motit për sot dhe nesër

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë dy ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Në mëngjes vende-vende parashihet të ketë mjegull të radiacionit, ndërsa në viset e larta parashihen ngrica të dobëta.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë celsius. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga verilindja.

Kushtet biometeorologjike në viset e ulëta nuk parashihen të jenë të mira për shkak të presionit të lartë dhe ndotësve të ajrit të cilët do të mbesin në shtresa të ulëta të Troposferës./KosovaPress

Read Previous

​Përfaqësimi i parë i Kosovës me flamurin shtetëror në garat ndërkombëtare

Read Next

Raporti i datës 24 shkurt 2021 i spitalit ” Isa Grezda”