Parlamenti Evropian dënoi dje përdorimin e ushtarëve të Koresë së Veriut nga Rusia për luftën e saj dhe përdorimin e raketave të reja balistike kundër Ukrainës.
Të dy zhvillimet përbëjnë një fazë të re të konfliktit dhe një rrezik të ri për sigurinë e Evropës, thanë eurodeputetët. Rezoluta u miratua me 390 vota pro, 135 kundër dhe 52 abstenime.
Eurodeputetët i bëjnë thirrje Bashkimit Evropian dhe shteteve të tij anëtarë, që të forcojnë mbështetjen e tyre ushtarake për Ukrainën, duke përfshirë furnizimin e avionëve, raketave me rreze të gjatë (përfshirë raketat Taurus), sistemeve moderne të mbrojtjes ajrore (përfshirë Patriot dhe Samp/T), të lëvizshme, sistemet e mbrojtjes ajrore (MANPADS), municione dhe programe stërvitore për forcat ukrainase. /Albanianpost.com