Parregullsi në Mitrovicë të Veriut: Serbët po votojnë deri në 3-4 herë

Njëra nga komisioneret në njërën Qendër të Votimit në Mitrovicë të Veriut, Sara Xhaka, ka raportuar disa parregullsi.

Sipas saj, në qendrën e votimit “Aziz Sylejmani” disa qytetarë të komunitetit serb kanë votuar deri në 3-4 herë për person.

Ajo tha se është komisionere së bashku me një shqiptare tjetër, kurse të gjithë komisionerët tjerë janë të komunitetit serb.

“Po bashkëpunojnë komisionerja që kontrollon gishtat tek dera, me komisionerin tek libri i letërnjoftimeve, dhe me komisioneren për spërkatje gishtash e cila nuk po u spërkat gishtat vetëm po ua afron spërkatësin. Po ashtu e kemi kryesuesin serb-folës, i cili siç e pashë ishte shumë mirë në dijeni dhe për më tepër, po bashkëpunon me ta”, shkroi ndër të tjera ajo.

Ajo bëri thirrje që zgjedhjet në këtë vendvotim të anulohen sepse ka shumë keqpërdorime nga ana e qytetarëve serbë.

Read Previous

​Dy komisionerë largohen për mbi dy orë nga vendvotimi

Read Next

Gjakova ndër qytetet me më së shumti raste të reja me COVID- 19