Partitë Popullore Evropiane miratojnë një rezolutë pro liberalizimit të vizave për Kosovën

Partitë Popullore Evropiane kanë miratuar Rezolutën në mbështetje të liberalizimit të vizave për Kosovën.

Lajmi është bërë i ditur nga nënkryetarja e LDK-së, Shqipe Mjekiqi.

“EPP sapo miratoi Rezolutën në mbështetje të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Faleminderit EPP, faleminderit OVP dhe Lukas Mandl për mbështetjen tuaj dhe paraqitjen e Rezolutës”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se ditë më parë, këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Shchneeberger ka   iniciuar peticion për heqjen e vizave për kosovarët.

Mbi 12 mijë qytetarë deri më tash kanë nënshkruar peticionin.

Parlamenti Evropian për vite me radhë ka kërkuar liberalizimin e vizave për Kosovën duke dhënë edhe pëlqimin e nevojshëm pas rekomandimit të Komisionit Evropian. /Reporteri.net

Read Previous

Pogba largohet nga Manchester United

Read Next

Kurti: Çdo cent i dhënë për rrymën në veri do të regjistrohet si borxh