Pas 16 sezoneve, Championsi vazhdon pa Messin e Ronaldon

Ashtu si Cristiano Ronaldo me Juventusin, nga Champions League 24 orë më vonë është eliminuar edhe Lionel Messi me Barcelonën.

Kjo nuk ka ndodhur shpesh në të kaluarën, por sido që të jetë, është një mesazh i qartë se vitet ikën dhe me kalimin e kohës, ata, që kanë fituar gjithçka, po plaken.

Për herë të parë pas 16 vjetësh, as Messi e as Ronaldo nuk kanë arritur të kualifikohen në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Eliminimi i hershëm i tyre është një mesazh se jo gjithmonë më të mirët në botë, ndoshta edhe në histori, qëndrojnë në krye./Ekonomiaonline

Read Previous

10 miliarderët më të mëdhenj në botë, kaq është pasuria e tyre

Read Next

Afro 50 milionë njerëz në të gjithë botën kanë parë intervistën e Princit Harry dhe Meghan Markle