Pas dy muajsh mungesë arrin furnizimi me insulina në QKMF

Sot ka filluar shpërndarja e insulinave në Qendren Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë, në sasi të plotë të tri llojeve, Novomix, Novorapid dhe Levemir. Pas dy muajsh mungesë të këtij ilaçi të rendësishëm për diabetikët, qytetarët e komunës sonë i morën dozat e nevojshme.

“Sasia e insulinave do të jetë për tërë muajin Shtator”, –  kështu tha shefi i barnatorës qendrore të QKMF-së Shkumbin Dushi.

Qytetarët me probleme diabetike thonë se kanë hasur në vështirësi për furnizim në dy muajt e fundit dhe se janë detyruar të gjejnë zgjidhje vet duke i blerë ato.

Furnizimi me insulina do të zgjasë deri në fund të sasisë dhe të gjithë qytetarët do të kenë mundësi t’i marrin ato në QKMF.

Read Previous

21 shtatori, Dita Evropiane kundër Islamofobisë

Read Next

Serie A kthehet me tri ndeshje sonte