Pas ndarjes nga i fejuari, 35-vjeçarja martohet me veten!

Trajnerja e biznesit dhe jetës, Meg Taylor Morrison, nga Atlanta, Georgia, gjithmonë kishte dashur të martohej në Halloween të 2020-ës, por pasi u nda nga partneri vetëm 4 muaj para dasmës, ëndrrat e saj u prishën.

Kjo, derisa ajo zbuloi ceremoninë e “vetë-martesës” dhe vendosi që nuk donte të priste partnerin e përsosur, përpara se të organizonte ceremoninë e saj të përsosur të martesës.

Ajo kaloi muaj duke planifikuar ceremoninë e dasmës (me veten), të cilën ajo e quajti një akt dashurie ndaj vetvetes dhe madje e vulosi këtë duke puthur reflektimin e saj në një pasqyrë.

Ashtu si shumica e nuseve të ardhshme, Meg planifikoi me kujdes ditën e saj të veçantë për muaj me radhë, porositi një tortë martese të bërë me porosi, zgjodhi fustanin perfekt dhe natyrisht, zgjodhi një unazë diamanti vezulluese.

Ajo pranon se nuk u ndje gjatë gjithë kohës komode, me planifikimin e një dasme për një person dhe shpesh shqetësohej se mos ndoshta të afërmit do e mendonin këtë vendim si narcist.

Mamaja e Meg fillimisht ishte e shqetësuar sepse mendonte se vendimi i saj për t’u martuar me veten ishte egoist. Megjithatë, për Meg, arsyeja kryesore pse donte të martohej, ishte të përmbahej nga përpjekja për të kënaqur njerëzit e tjerë dhe ta vendoste veten në vend të parë.

Vetë ceremonia u ndoq nga dhjetë miq dhe familjarë. Ajo mbërriti në altar nën tingujt e këngës “Here Comes the Bride”, lexoi zotimet që i kishte shkruar vetes, pranoi unazën e saj të martesës dhe puthi veten në pasqyrë.

Pas ceremonisë, të gjithë miqtë dhe familja e Meg vallëzuan, ndanë tortën dhe hëngrën ushqime tradicionale tajlandeze.

Për Meg, martesa ishte një përvojë jashtëzakonisht pozitive që e kujtoi atë t’i besonte gjykimit të saj dhe të vinte në radhë të parë shëndetin dhe lumturinë.

Burimi: Whats New 2 Day

Read Previous

Debat në KQZ për votat e diasporës, nuk kalon propozimi për krijimin e një komisioni

Read Next

​Oda e Avokatëve të Kosovës vendosë që të bojkotohet Prokuroria Themelore në Prishtinë