Nëse jeni lodhur me serialet e reja apo filmat për të cilat flitet kudo, ju sugjerojmë të ktheheni pas në kohë. Në serialet e famshme që pasqyrojnë jetën e adoleshentëve të dikurshëm që me historitë e tyre ndikuan kaq shumë breza të tërë.
1. Dawson’s Creek
Një prej serialeve amerikane më të famshëm për të rinj prej kohësh është rikthyer në Netflix. Jeta e tre miqve të ngushtë, dashuritë e para dhe çdo dilemë tjetër e adoleshentëve të fundviteve ’90-të. Do të fiksoheni që në serinë e parë, ashtu si të gjithë që e kanë që para 2 dekadash.
2. One Tree Hill
Një tjetër serial i famshëm kryefjala e të cilët është jeta e gjimnazit është One Tree Hill. Ngjarjet zhvillohen në një qytet të vogël dhe gjithçka që mund të përjetojë dikush gjatë rinisë së hershme, ndodh aty.
3. Beverly Hills 90210
Jeta e fëmijëve të pasur në fillim të viteve ’90-të të cilët njihen dhe i duhet të përshtaten me botën e vërtet jashtë flluskës së tyre. Një shoqëri shumë vjeçare që eksploron gjithçka përmes syve të të rinjve.
4. The O.C.
Drama të tjera rinore që ndodhin mes një grupi shoqëror.
5. Sex and The City
Ndërkohë që prisni rikthimin e serialit, kthejuni serive të vjetra të historive epike të vajzave të famshme të Neë York-ut.
6. Gossip Girl
Ky serial është përshkruar si makthi më i keq i prindërve të adoleshentëve për shkak të portretizimit të seksit dhe festave të çmendura.
7. Gilmore Girls
Ky serial fokusohet në lidhjen mes një nëne single dhe vajzës së saj. Seri pas serie zbulohen probleme delikate të jetës familjare, romancat, edukimi dhe shoqëria mes personazheve të ndryshme nga njëri-tjetri.