Rikthehen klasët fizike në BONEVET

Pas një viti pauzë, rikthehen klasët fizike në BONEVET.

Duke respektuar masat mbrojtëse dhe duke treguar kujdes për njëri-tjetrin,  BONEVET do t’i fillojë aktivitetet e para fizike për këtë vit, me numër të reduktuar të klasëve.

Pas një viti pauzë, BONEVET po hap dyert për të vegjëlit, të rinjtë dhe çdo gjeneratë që dëshiron të edukohet përmes tij. 

Për shkak të gjendjes aktuale me të cilën ende jemi duke u përballur të gjithë, fillimisht BONEVET ka menduar të fillojë me 4 klasa aktive, ku numri maksimal i pjesëmarrësve në klasa do të jetë 8, me respektim të plotë të masave adekuate për parandalim të virusit. Klasët që do të zhvillohen për muajt mars dhe prill janë: mTiny (5-7 vjeç), Modë dhe Riciklim (7-10 vjeç), Art me Dru (11-14 vjeç) dhe 3D Printim (11-14 vjeç). 

Për më shumë detaje vizitoni faqen  www.bonevet.org, duke shikuar klasët aktive përmes prekjes së menusë “KLASAT”.

Read Previous

Dueli historik në rrezik: Tyson Fury dhe Anthony Joshua mund të largohen nga marrëveshja nëse nuk plotësohen dy kushte

Read Next

E konfirmon Abdixhiku: Takimi me Kurtin e Osmanin do të mbahet këtë të premte