Pas Osmanit, Rutte në takim me Kurtin

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte po qëndron për vizitë në Kosovë.

Pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, Rutte ka nisur takimin me kryeministrin Albin Kurti.

Në konferencën për media pas takimit me Osmanin, Mark Rutte theksoi se se Kosova e Serbia duhet të bëjnë “kompromise të duhura” në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Sipas tij, “të dyja palët duhet të fokusohen në dobitë afatgjate”.

Rutte gjithashtu theksoi se çdo problem rajonal kërkon udhëheqës të vendosur për zgjidhje afatgjata

Vizita e tij në Kosovë vjen pas asaj që shefi i NATO-s e ka zhvilluar në Bosnje e Hercegovinë. /Telegrafi/

Read Previous

Rutte: Jemi të gatshëm për çfarëdo zhvillimi të sigurisë

Read Next

Trump rrit tarifat për importet kanadeze të çelikut dhe aluminit në 50%