Vlera e rublës ruse ka rënë me 30% kundrejt dollarit amerikan, pasi vendet perëndimore njoftuan për sanksionet e rënda ndaj Rusisë. Rekordi i ri më i ulët i monedhës ruse vjen pasi disa nga bankat kryesore të vendit janë bllokuar nga sistemi ndërkombëtari i pagesave Swift.
Dje, banka qëndrore ruse bëri apel për qetësi dhe paqe, e frikësuar se kjo gjendje mund t’i japë bankave të vendit goditje fatale.
Lëvizja e BE-së, SHBA dhe vendeve të tjera për të ndërprerë marrëdhënien e bankave ruse me Swift është sanksioni më i rëndë i marrë si dënim për sulmin ndaj Ukrainës. Asetet e bankës qëndrore ruse do të qëndrojnë të ngrira, duke limituar kështu aftësinë e vendit për të aksesuar rezervat e tij jashtë vendit.
Burimi: BBC, CNN