Pas Shqipërisë edhe Mali i Zi e Bosnja pa energji elektrike

Edhe Mali i Zi ashtu si Shqipëria ka mbetur pothuajse pa energji elektrike.

“Pothuajse e gjithë zona e Malit të Zi është pa energji elektrike për shkak të ndërprerjeve të rrjetit”, njoftoi Sistemi i Shpërndarjes Elektrike Malazeze (CEDIS).

CEDIS tha se energjia u ndërpre për shkak të një ndërprerjeje në rrjetin e Sistemit të Transmetimit Elektrik të Malit të Zi (CGES).

Siç raportojnë mediat rajonale, një pjesë e konsiderueshme e Bosnjë-Hercegovinës është pa energji elektrike./Albanianpost.com

Read Previous

Haxhiu takohet me ambasadoren e Holandës

Read Next

Bislimi takohet me ndihmëssekretarin e OKB-së