Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, në kuadër të turneut të saj katër ditor nëpër gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, sot po qëndron në Shkup.
Ajo është pritur nga kryeministri Mickoski. “Mirëmëngjes Maqedonia e Veriut. Jam këtu për t’iu thënë: ju jeni me ne në BE. Pra, le të përqëndrohemi në qëllimin tonë të afërt. Të hapet sa më shpejt grupi i “themeleve”, ka shkruar Von der Leyen. /RTKlive