Fermeri Pashk Berisha nga fshati Shishman, kultivues i kulturave të ndryshme

Në një hapësirë jo shumë të madhe një banor i fshatit Shishman ka mbjellur disa hektarë kultura të ndryshme si grurë, mollë, dardhë dhe kumbulla. Hapësirën më të madhe ai e ka destinuar për mollë të disa llojeve. Ndërsa kushtet atmosferike që mbretëruan ditëve të fundit ishin shumë të përshtatshme për të mbjellat thotë ai.

Berisha tutje thotë se nga këto fruta arrinë të kultivojë rakinë të cilët pastaj e shet.

Ai pohon se asnjëherë nuk është ndihmuar me subvencione nga shteti, edhepse vazhdimisht ka aplikuar.

Berisha thotë që ka pasur edhe raste kur janë dëmtuar tërësisht të mbjellat nga kushtet jo të mira atmosferike, dhe kjo ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale mirëpo ai ka vazhduar punën vit pas viti.

Read Previous

Mulliri në fshatin Babaj të Bokës në listën e monumenteve nën mbrojtje të përhershme

Read Next

​Protestojnë punëtorët e sektorit privat, kërkojnë respektimin e të drejtave të tyre