Pasuria e presidentes Osmani – Mori mbi 11 mijë euro mëditje për udhëtimet jashtë vendit

Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar bashkë me bashkëshortin një banesë të blerë mbi 59 mijë euro, një garazh 6,000 euro, një shtëpi 170 mijë euro, tokë 35 mijë euro, dy banime në varg – njëra e përbashkët në vlerë 190 mijë euro dhe tjetra 510 mijë euro, e blerë në Australi. Në emrin e saj, Osmani ka deklaruar një tokë të cilën e ka blerë për 35 mijë euro në vitin 2016.

Në deklarimin që e ka bërë të ditur Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit të mërkurën, në blerjen e pronës prej mbi gjysmë milion eurosh në Australi, Osmani ka arsyetuar se ajo është blerë me para nga “shitja e shtepisë në Australi në pronësi të bashkëshortit, shitja e shtëpisë së prindërve të tij (vlera e trashëgimisë), kursime, hua familjare”.

Ajo ka deklaruar po ashtu një veturë në vlerë 10 mijë euro në pronësi të bashkëshortit. Ndërsa, edhe dy kredi, një 40 mijë euro dhe tjetra 16 mijë euro.

Paga neto vjetore e saj është 33,104 euro, ndërsa nga mëditjet në udhëtimet zyrtare jashtë vendit ka përfituar mbi 11,500 euro. Bashkëshorti i saj ka pasur pagë vjetore 11,068 euro, ndërsa të hyrat nga qiraja në shtëpinë në Australi i ka pasur 12,500 euro. Mbi 19 mijë euro, bashkëshorti i Osmanit i ka përfituar edhe nga një vendim gjyqësor në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Nga kjo Ministri, Prindon Sadriu ka marrë afro 2,800 euro mëditje për udhëtimet jashtë vendit. /Koha.net/

Kliko KËTU për ta parë pasurinë e Osmanit

Read Previous

Çfarë tha Zuckerberg për Instagramin përpara se ta blinte atë?

Read Next

Kjo është pasuria e Albin Kurtit e deklaruar në APK