Lajme të këqija për fansat e serialit “Peaky Blinders”. Seriali po përgatitet për lansimin e sezonës së 6-të që pritet të jetë edhe i fundit. Megjithatë seriali pritet të vazhdojë në një formë tjetër.
Seriali ka debutuar në shtator të vitit 2013 dhe bën fjalë për historinë e një bande kriminale angleze të udhëhequr nga personazhi Tommy Shelby (Cillian Murphy) në qytetin e Birminghamit të vitit 1919.
Pas ndërprerjes së xhirimeve për shkak të pandemisë, kasti është kthyer në xhirime.
“Ne besojmë që këto do të jenë seritë më të mira ndonjëherë dhe fansat do t’i pëlqejnë shumë. Derisa seria po i afrohet fundit, historia do të vazhdojë në një formë tjetër.”tha krijuesi i serialit Steven Knight.