Peci: Duhet të reflektohet, çdo ditë e humbur është humbje për Kosovën

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci, ka thënë se çdo ditë e humbur për konstituimin e Kuvendit të Kosovës është “humbje kohe për Kosovën”.

Në hyrje të tentimit të radhës për konstituim të legjislaturës së nëntë, Peci ka thënë se pret që të ketë reflektim qëndrimesh.

“Ajo që pritet është procesi i vazhdimit. Shpresoj që të bëhet konstituimi sa më shpejt. Çdo ditë e humbur në drejtim të konstituimit të Kuvendit, është humbje për Kosovën. Në funksion të kësaj mendoj se duhet të reflektohet. Ka diskutime të vazhdueshme, të shohim rezultatin. Votimi në Kuvend tregon nëse ka apo jo”, ka thënë ai./Koha.net

Read Previous

Deputetët nisin të mblidhen në Kuvend

Read Next

Krasniqi: Zgjidhja – ndonjë kandidat tjetër