Çdo vit jemi mësuar që të shohim qytetarë të komunës së Gjakovës të mbledhur para Kishës Ortodokse të qytetit për të kundërshtuar ardhjen e pelegrinëve serb me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse. Por jo dhe në 6 janarin e këtij viti. Mosardhjen besimtarëve ortodoks e konfirmoi edhe zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës,Tog. Nystret Xhurkaj. “Ne kemi përgatitur planin operativ të veprimit nëse ata vinë pa paralajmëruar”
Organizatat dhe qytetarët kanë protestuar dhe kanë qenë kundë kësaj vizite. Shkëndije Hoda nga Shoqata për Krime Lufte “Gjakova 98-99” thotë: ” Paditë që janë dorëzuar në departamentin e krimeve kanë bërë që besimtarët ortodoks të mos vijnë, shumica e këtyre besimtarëve janë pjesëtarë të mëparshëm të njësive policore serbe.”
Të krishterët ortodoksë festojnë Krishtlindjet më 7 janar.