Për 3 muaj: 31 lindje me binjakë, pesë lindje me trinjakë dhe një me katërnjakë

Në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në 3 muajt e parë të vitin 2021 janë realizuar 1 mijë e 929 lindje.

Prej tyre, 699 janë kryer me operacion, thuhet në raportin e punës për këtë periudhë kohore.

1 mijë e 69 foshnje janë të gjinisë mashkullore, kurse 904 foshnje tjera janë femra.

Në numrin e përgjithshëm janë regjistruar, gjithashtu, 31 lindje me binjakë, 5 me trinjakë dhe 1 me katërnjakë. /Telegrafi/

Read Previous

Depresioni i buzëqeshur, ja çka duhet të dini për të

Read Next

Igli Tare mund të largohet nga Lazio