Si përherë ata i tubon një motiv, krijimi. Shoqata e Intelektualëve “Jakova” ka organizuar një takim me të gjithë ata që përgjatë kësaj kohe promovuan libra të ndryshëm. Prijësi i kësaj shoqate, Ruzhdi Sefa, është shprehur falënderues për veprat me të cilat do të pasurohen jo vetëm bibliotekat por do të finsikërohen edhe mendjet e gjeneratave.
Vet autorët e pranishëm patën rastin që të flisnin për insipirimin dhe përmbajtjet e botimeve.
Emra të tjerë që i bashkohen listës së krijuesve që nuk i ndali as pandemia janë: Mevlyde Saraçi, Jetlira Avdiaj, Ragip Ballata, Skender Hoxha dhe Shefqet Dinaj.