Për mosrespektim të masave antiCOVID-19, policia ​shqipton gjoba

Numri i rasteve pozitive me COVID-19 ka shënuar rënie javën e fundit, por rënie nuk kanë shënuar edhe gjobat që po shqiptohen ndaj personave që nuk po respektojnë masat antiCOVID-19.

Vetëm gjatë të dielës, Policia e Kosovës ka shqiptuar 814 gjoba ndaj qytetarëve që nuk i respektuan masat për mbrojtje nga COVID-19, masa këto që u vendosen nga institucionet shëndetësore e shtetërore.

Ndërkohë që të dielën Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar për 2 vdekje dhe 71 raste të reja me COVID-19.

Read Previous

Edhe pas 22 viteve, zbrazëtia shpirtërore mbetet e njëjtë! Familjet e dhimbjes e krenarisë në një rrëfim

Read Next

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës me kërkesë për deputetët