Për sigurimin e vaksinave do të angazhohet edhe ​Komisioni për Integrime Evropiane

Komisioni për Integrime Evropiane është konstituar të martën në Kuvendin e Kosovës. Prioritet i këtij komisioni u tha se është përmbushja dhe zbatimi i MSA-së. Krahas kësaj si kërkesë e këtij komisioni u ngrit edhe mundësia që të kërkohet nga BE sigurimi i vaksinave anti-Covid 19.

Anëtarja e këtij komisioni nga PDK, Blerta Deliu-Kodra tha se pas ndryshimit të rrethanave me pandeminë, prioritet i komisionit duhet të jetë diskutimi me zyrtarë të BE-së për sigurimin e vaksinave.

Koordinim për këtë çështje u kërkua nga deputetët e LVV-së në këtë komision.

Kryetare e këtij komisioni është Rrezarta Krasniqi. Ndërsa nënkryetare, Arbëreshë Kryeziu nga LVV.

Read Previous

Presidentja, Osmani pret në zyrë ish-presidentët, Sejdiun, Pacollin dhe Jahjagën

Read Next

Bie një punëtor nga një lartësi në Han të Elezit