Përballja me Italinë, Freuler: Koha të bëjmë një tjetër hap të madh

Zvicra të shtunën mbrëma do të ndeshet me Italinë në 1/16 e finales së Evropianit ‘Gjermani 2024’.

Reprezentuesi i Zvicrës, Remo Freuler e mendon të vështirë duelin me ‘azzurët’, por ai beson se skuadra e tij, mund t’ia dal në duel me Italinë.

Sipas tij, faza e grupeve ka treguar se Zvicra është në rrugën e duhur.

“Taktikat do të rafinohen nga tani deri në fundjavë. Por sistemi dhe filozofia nuk do të ndryshojnë. Faza e grupeve tregon që ne jemi në rrugën e duhur”, ka thënë ai.

“Tani është koha të bëjmë një tjetër hap të madh”, ka theksuar Freuler. /RTKLive/

Read Previous

Southgate: Po krijohet një situatë e pazakontë, por unë do të vijoj punën time

Read Next

Presidentja Osmani uron shefin e ri të NATO-s, Mark Rutte