Përfshihet nga zjarri një banesë

Një banesë është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm në lagjen “Mati 1” në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha për Telegrafin se rasti ka ndodhur rreth orës 04:30.

Ndërsa nga rasti nuk raportohet për të lënduar.

“Sot rreth orës 04:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në lagjen Mati 1, në Prishtinë, në një banesë. Në vendngjarje kanë dalë policia dhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin”, tha Ahmeti./Telegrafi/

Read Previous

Parandalohet një rast i kontrabandës në Zubin Potok, konfiskohen disa mallra të paligjshme

Read Next

“Një balonë e vogël” po gjurmohet nga Ushtria Amerikane në hapësirën ajrore të SHBA-së